Telegrafi

Nexus S 4G del më 8 maj

Google Nexus S 4G do të jetë në dispozicion përmes operatorit amerikan Sprint me një kontratë dy-vjeçare, ndërsa çmimi që duhet paguar fillimisht për këtë model është 200 dollarë.

Telefoni i ri i Google është i pajisur me ekran Super AMOLED të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, procesor 1GHz Samsung Hummingbird dhe 512MB RAM, bashkë me 16GB memorie të brendshme.

Nexus S 4G është modeli i vetëm i linjës Nexus i cili ofron mundësinë e lidhjes 4G, ndërsa ky telefon mbështetet në sistemin operativ të Google, përkatësisht me Android 2.3, Gingerbread dhe shumë karakteristika tjera të avancuara të cilat janë të përfshira në këtë model. / Telegrafi /