Telegrafi

Nexus i ri nga Huawei me ekran 5.5”?

Në fakt, Google është duke menduar në lansimin e dy modeleve të reja të telefonave Nexus këtë vit, ndërsa modeli i dytë do të bëhet nga LG. Por besohet se versioni i telefonit nga Huawei do të ofrojë ekranin me diagonalen prej 5.5”.

Detajet e publikuara deri më tani sugjerojnë se modeli i ri nga Nexus do të sjell ekranin me 5.5”, 3GB RAM memorie, si dhe 32GB memorie të brendshme për një kosto prej 645 dollarëve.

Megjithatë, Google do ta mbajë një ngjarje mediale më 29 shtator dhe pritjet janë që pikërisht të zbulohen modelet e reja të telefonave Nexus, të cilët Google ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht. (Telegrafi)