Telegrafi

Nexus 8, gjithnjë e më afër?

Ndërsa tani sipas faqes së teknologjisë, Myce thuhet se tableti misterioz për të cilin është folur deri më tani është pikërisht Nexus 8.

Njëra ndër raportet e shumta mediale thotë se Nexus 8 do të vijë me procesorin Tegra, me dy versione; në 32-bit dhe 64-bit CPU.
Por momentalisht pritjet janë që Google të dal në treg me procesorin 64-bitpër të rivalizuar me iPad Mini, në të cilin Apple ka vendosur çipin A7 64-bit.

Pasi që konferenca e zhvilluesve e Google I/O pritet të mbahet më 25 dhe 26 qershor. mendohet se Google do të jap edhe më shumë detaje për tabletin e ri Nexus 8, edhe pse para pak ditësh ishte thënë se Google po mendon ta braktis linjën e pajisjeve mobile Nexus, në favor të krijimit të Android Silver. /Telegrafi/