Telegrafi

Nexus 7 i bardhë me 32GB shitet për 270 dollarë

Versioni i ri i tabletit të Google me ngjyrë të bardhë shitet për vetëm 270 dollarë, ndërsa Nexus 7 përveç ngjyrës së freskuar sjell edhe 32GB memorie të brendshme, si dhe lidhjen me rrjetin WiFi.

Të gjithë ata që e kanë pritur këtë version të Nexus 7 duhet ta dinë se i njëjti tashmë është në dispozicion në Google Play Store.
Megjithatë, duke i ditur karakteristikat e avancuara të këtij tableti, dhe çmimin e lirë të tij, pritjet janë që i njëjti të shitet në tërësi, brenda pak ditësh. / Telegrafi /