Telegrafi

Nexus 6 rikthehet në Play Store, arrin për 3-4 javë

Google përsëri e ka vënë në shitje modelin e ri të fabletit të saj Nexus 6, edhe pse në Google Play shihet se për momentin përdoruesit mund ta blejnë vetëm versionin me 32GB hapësirë, dhe në ngjyrë të kaltër.

Ata që duan ta bëjnë porosinë e fabletit të Google më tej njoftohen se koha e arritjes së fabletit të tyre të blerë do të sillet prej 3 deri në 4 javë, që i bie se pajisjen e dëshiruar përdoruesit do ta marrin në fillim të 2015.

Nexus 6 do të jetë gjithashtu në dispozicion nga Vodafone, O2, Carphone Warehouse, Tesco Mobile, Argos dhe Amazon. (Telegrafi)