Telegrafi

Nexus 5 paraqitet në Play Store, kushton 350 dollarë

Mirëpo, këtë “gabim” e ka përmirësuar menjëherë kompania Google e cila e ka hequr Nexus 5 nga lista e produkteve që janë në shitje.

Megjithatë, një lëshim i tillë, nuk i ka ikur faqes së rëndësishme të teknologjisë, Engadget, edhe pse tani Google në vënd të Nexus 5 e ka vënë modelin paraprak, Nexus 4.

Në postimin e mëhershëm të Nexus 5 me 16GB memorie ishtë shënuar se ky model do të kushtojë 349.99 dollarë, ndërsa karakteristikat tjera të këtij telefoni janë bërë të ditura më herët, nga të gjitha mediat e mëdha ndërkombëtare.

Për të gjithë ata që kanë harruar këto karakteristika, Nexus 5 do të vijë me procesorin Snapdragon 800 me 2.3 GHz dhe ekranin me diagonalen prej 4,95″ me 1080p, 2 GB RAM dhe opsionet e memories me 16 apo 32 GB.

Pritjet janë që Nexus 5 të jetë në dispozicion me versionin e ri të sistemit operativ, Android 4.4 KitKat. / Telegrafi /