Telegrafi

Nexus 5, karakteristika “të çmendura” për 299 dollarë!

Burimi i Phone Arena ka thënë se për 299 dollarë, pronarët e rinj të Nexus 5 do të marrin 16GB memorie të brendshme si dhe baterinë me 2,300 mAh.

Ndërsa, sipas burimit thuhet se versioni i telefonit i cili do të kushtojë 399 dollarë do të sjell 32GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3,000 mAh.

Karakteristikat tjera Nexus 5 përfshin edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në full HD 1080p, procesorin 2.3GHz Snapdragon 800, 2GB RAM, kamerën e pasme me 8-mega-piksel me opsionin e stabilizimit optik të fotografisë, kamerën e përparme me 1.3-mega-piksel, lidhjen për NFC si dhe versionin e fundit të sistemit operativ, Android 4.4 KitKat. / Telegrafi /
.