Telegrafi

Nexus 5 do të kushtojë sa gjysma e çmimit të iPhone 5S

Sipas faqes së famshme Phone Arena, modeli me 16GB i Nexus 5 do të shitet për 299 dollarë, ndërsa versioni me 32GB do të kushtojë 399 dollarë.

Për më shumë faqja ka thënë se versioni i telefonit me 16GB do të vijë me baterinë prej 2300mAh, ndërsa versioni me 32GB do të vijë me baterinë prej 3000mAh.

Një burim i afërt me Google ka thënë për TechRadar se Nexus 5 do të kushtojë sa gjysma e çmimit të iPhone 5S, që i bie se çmimi i Nexus 5 nuk do të shkojë më lartë sesa 324 dollarë, pasi që iPhone 5S pa kontratë shitet për 649 dollarë. / Telegrafi /