Telegrafi

Nextbit blihet nga Razer për një shumë sekrete!

Nextbit, kompania prapa telefonit Robin, është blerë nga Razer për një shumë të pacaktuar dhe kompania ka ndaluar shitjet e telefonit.

Razer-it do t’i shtohet Nextbit e cila do të punojë si një division i pavarur brenda kompanisë.

“Jemi të entuziazmuar të ju njoftojmë se do t’i bashkohemi familjes Razer! Ata janë rebelë sikurse ne, flasin nga zemra dhe e ndajnë të njejtën nevojë me ne për kapërcimin e kufive. Nextbit do të operojë si një division i pavarur, i fokusuar në sjelljen e dizajnit unik dhe përvojave mobile.” – thuhet në deklaratën e zyrtarëve të Nextbit.

“Për të qenë më të qartë, ne do të bëjmë punën e njejtë që e kemi bërë deri tani, vetëm se në masë më të madhe dhe mënyrë më të mirë.”