Telegrafi

Nexhmije Pagarusha la amanet edhe muzikën që do t’i lëshohej në natën e varrit

(Foto: Instagram/nexhmijepagarusha_official)

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten (7 shkurt) në moshën 86 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

‘Bilbili i muzikës shqipe’ ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe muzikore, prandaj humbja e saj lë një zbrazëtirë të madhe në artin muzikor shqiptar.

Lexo po ashtu Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"

Më herët ishte raportuar se e ndjera do të prehet në vendlindjen e saj në Pagarushë dhe se dëshira e saj e fundit ka qenë që ceremonia lamtumirëse t’i jepet vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Në ndërkohë, Korab Shaqiri e ka bërë publik një dokument që tregon një tjetër dëshirë të këngëtares së mirënjohur, e cila e ka kërkuar që natën e varrit t’i lëshohet “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri.

“Kur të vdes, atë natë të ma lëshoni te varri CD-në ‘Lugina e Dashurisë’ të këngëtarit Ilir Shaqiri”, shkruan në dokumentin e nënshkruar nga Pagarusha në vitin 2003. /Telegrafi/