Telegrafi

Nexhmedin Spahiu në RTS thotë se Edi Rama merr drogë (Foto/Video)

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ditë më parë ishte pjesë në një debat në televizionin shtetëror të Serbisë, RTS, ku u përball me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Dacic.

Aty u fol rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse nuk pranohen në Bashkimin Evropian, transmeton gazetametro.

Gjatë diskutimit, Spahiu tha se deklarata e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është dhënë nën ndikimin e drogës. Kjo deklaratë pastaj ka bërë bujë në mediat e shtypura të Serbisë.