Në selinë e Lëvzijes Besa u mbajt mbledhja e parë e Kryesisë qendrore të kësaj partie.
Siç informojnë nga Lëvizja Besa, në këtë takim është konfirmuar mandati 4 vjeçar i 34 anëtarëve të Kryesisë qendrore, ndërsa janë zgjedhur edhe nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë.
Nënkryetar i Lëvizjes Besa është zgjedhur deputeti i kësaj partie, Nexhbedin Kahremani, i cili për një kohë të shkurtër kreu funksionin e kryetarit të partisë, ndërsa për sekreatr të përgjithshëm është zgjedhur Skender Rexhepi, i cili deri më tani e ka kryer detyrën e sekreatrit organizativ të Lëvizjes Besa.
Në fund të mbledhjes është vendosur që organet tjera të partis të zgjidhen në mbledhjen e radhës së Kryesisë qendrore të partisë./Telegrafi/