Arsenali dështoi të vazhdojë me ecurinë e mirë në Ligën Premier, duke humbur kështu nga Newcastle United me rezultat 2-1 në St James’ Park.
Vendasit treguan lojë të mirë dhe të kujdesshëm në çdo pjesë të fushës dhe në fund befasuan të gjithë.
Arsenali e fitoi mirë ndeshjen dhe në minutën e 14 Alexandre Lacazette shënoi pas asistimit nga Pierre-Emerick Aubameyang.
Në minutën e 29-të rezultati u barazua nga Ayoze Perez, ndërsa në minutën e 39-të Calum Chambers kishte shans të mirë, por dështoi të kalojë Topçinjtë në epërsi për herë të dytë dhe me rezultat 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë vendasit ishin me të mirë dhe në minutën e 68-të Auoze Perez asistoi te Matt Ritchie për 2-1.
Tetë minuta me vonë skuadra e Rafael Benitez kishte një tjetër rast për gol, por Kenedy goditi shtyllën.
Pas kësaj humbje Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë (gjashtë më pak se Chelsea dhe13-të se Tottenhami), ndërsa Newcastle vazhdon në vendin e 10 me 41 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit të drejtuar nga Arsene Wenger është ndaj West Hamit, kurse Newcastle luan kundër Evertonit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UMgbeAtDpns
https://www.youtube.com/watch?v=PAL0LTSEjHU
https://www.youtube.com/watch?v=IU_CrDY7F6w