Telegrafi

Newcastle transferon Gouffranin

Lojtari francez ka nënshkruar kontratë katër vjeçare e gjysmë. Ai do ta bartë fanellën me numër 11.

“Jam shumë krenar që i jam bashkuar këtij klubi fantastik. Gjatë viteve të fundit e kam shijuar çdo moment të kohës sime te Bordeaux por të gjitha gjërave të mira iu vjen fundi dhe tani është koha për një sfidë të re”.

“Sfida për të luajtur për njërin prej klubeve më të famshme në Angli, me gjithë historinë që ka dhe me tifozët e famshëm, do të jetë shumë emocionuese”, ka thënë Gouffran për faqen zyrtare të klubit./Telegrafi/