Telegrafi

Newcastle synon të thyejë rekordin e vet të transferimeve në prurjen e re

Newcastle United duket se do të thyejë rekordin e tyre të transferimeve për të nënshkruar një yll të Ligës Premier këtë muaj.

Magpies kanë rrëmbyer Kieran Trippier dhe Chris Wood deri më tani pas marrjes së klubit nën pronësi nga Arabia Saudite.

Ata vazhdojnë të jenë të lidhur me një mori lojtarësh përpara se të mbyllet afati kalimtar më 31 janar.

Nga Jesse Lingard i Manchester United, te Mitchel Bakker i Bayer Leverkusen.

Për të mos përmendur Yves Bissouman, i cili gjithashtu ka marrë interesim nga Liverpool dhe Aston Villa.

Megjithëse Newcastle shpreson të shmangë konkurrencën për të kapur Bissouman duke paraqitur një ofertë monstruoze.

Lexo po ashtu Edhe Alli në radarin e Newcastle United

Daily Mail raporton se Magpies do të zhvillojnë bisedime të reja me lojtarin për një lëvizje të mundhsme në këtë afat të janarit nga Brightoni.

Por, klubi po kërkon një tarifë transferimi prej 56 milionë euro.

Nëse Newcastle ofron një ofertë të tillë, atëherë do të thyente rekordin e tyre të transferimit, i cili aktualisht qëndron në 45 milionë euro – shuma që e kishin transferuar Joelinton.

Bissouma ka 18 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, me Brighton që duket se kërkon të arkëtojë një nga asetet e tyre të çmuara për të shmangur një skenar të transferimit të lirë.

25-vjeçari është në sezonin e tij të katërt në Brighton, pasi iu bashkua klubit nga Lille në vitin 2018 për një shumë prej 17 milionë euro të raportuara.

Ai ka luajtur në Angli, duke bërë emër si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në ligë. /Telegrafi/