Site icon Telegrafi

Newcastle rivalizon Unitedin për Ten Hag

Newcastle United është duke e paralajmëruar Manchester United se do të tentojnë transferimin e Erik Ten Hag dhe do ta bëjnë trajnerin e tretë më të paguar në Ligën Premier.

Jurgen Klopp aktualisht fiton 15 milionë funte te Liverpooli dhe Pep Guardiola 20 milionë funte te Manchester Cityn, që të dy më të paguarit në ligën angleze.

Sipas asaj që raporton MailSport, Ten Hag pritet t’i fitojë rreth 11 milionë funte në vit te Magpies.

Lexo po ashtu Newcastle dëshiron ta bëjë ‘çmendurinë’ me transferimin e Dembeles

Shpresohet që oferta mahnitëse mund të tundojë Ten Hag që të largohet nga roli i tij aktual në Ajax, me Manchester United që përmendet gjithashtu si një destinacion i mundshëm i ardhshëm për trajnerin e vlerësuar shumë.

Por, Ten Hag heziton të largohet nga posti i tij aktual në klubin e Amsterdamit dhe tashmë ka refuzuar një lëvizje në futbollin anglez pas largimit të Jose Mourinhos nga Tottenham Hotspur. Me këtë në mendje, Newcastle mund të duhet të përqendrojë vëmendjen e tyre diku tjetër.

Lexo po ashtu Lampard largohet nga gara, Newcastle shikon një tjetër strateg

Në mesin e atyre që janë në listën e ngushtë të Newcastle përfshin edhe ish-trajnerin e Romës, Paulo Fonseca, i cili i bëri përshtypje drejtoreshës së re Amanda Staveley në bisedimet e fundit mes dy palëve. Ai gjithashtu është gati të fillojë punën menjëherë.

Ndërkohë, Lucien Favre, Frank Lampard dhe Roberto Martinez janë emrat e tjerë që janë identifikuar nga hierarkia e St James’ Park. /Telegrafi/

Exit mobile version