Telegrafi

Newcastle rikthehet në PL, Portsmouth largohet

Newcastle United në mënyrë solide ka arritur të sigurojë rikthimin në Ligën Premier me 102 pikë të grumbulluara në tabelë dhe me vetëm 4 humbje në 46 ndeshje.

West Bromvich Albion është skuadra tjetër që kthehet në Ligën Premier me 91 pikë dhe me vetëm 7 humbje të pësuara gjatë gjithë sezonit. Emri i tretë që do të kualifikohet në Ligën Premier do të mësohet pas ‘play-offit’ mes Nottingham Forest, Cardiff City, Leicester City dhe Blackpool.

Në Ligën e dytë angleze janë zhvendosur tashmë që moti, Portsmouthi me 20 pikë, ndërsa Burnley dhe Hull përmbyllin sezonin me nga vetëm 30 pikë, duke kompletuar një sezon zhgënjyes për të tria këto skuadra. Megjithatë, Portsmouthi mund të fitojë trofe këtë sezon, pasi që në finale të FA Cup më 15 maj takohet me Chelsean. /Telegrafi/