Site icon Telegrafi

Newcastle ‘pushtohet’ nga COVID-19, ndeshja e parashikuar të luhej me tifozë tani është në rrezik

COVID-19 ka pushtuar klubin anglez të Newcastle United, ku seancat e fundit stërvitore janë anuluar dhe të gjithë futbollistët dhe stafi janë futur në karantinë.

Të dielën u konfirmuan shumë raste pozitive dhe si pasojë trajneri Steve Bruce e anuloi seancën stërvitore.

Sipas raportimit të “The Guardian”, ekipi nuk do të rikthehet në stërvitje të paktën deri ditën e mërkurë, kur futbollistët dhe stafi do të testohen sërish.

Deri më tani ndeshja kundër Aston Villas që është programuar për ditën e premte është në rrezik.

Në rast se ajo do të shtyhet për në një datë tjetër, atëherë do të bëhet ndeshja e parë e Ligës Premier që shtyhet shkaku i coronavirusit që nga rifillimi i kampionatit në qershor.

Aston Villa-Newcastle parashikohej të ishte edhe ndeshja e parë që do të zhvillohej me tifozë në Ligën Premier

Nga muaji mars tifozët mungojnë në stadiume në Angli, por nga 2 dhjetori të paktën 2 mijë tifozë do të lejohen për ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version