Newcastle United janë të përgatitur për të përmbushur klauzolën e lirimit prej 67.5 milionë funtesh apo 80 milionë eurosh të sulmuesit të Portos, Luis Diaz.
Një blerje prej 305 milionë funtesh e Newcastle, e mbështetur nga Arabia Saudite, ka përfunduar, me klubin në kërkim të talenteve të ri përpara afatit kalimtar të janarit.
Skuadra e Ligës Premier është lidhur me një mori lojtarësh të rinj, duke përfshirë James Tarkowski të Burnley dhe Ousmane Dembele të Barcelonës.
Megjithatë, ‘Laraskat’ po kërkojnë gjithashtu një lëvizje për Luis Diaz të Portos, i cili ka një klauzolë lirimi prej 67.5 milionë funtesh apo 80 milionë eurosh.
Gazeta portugeze SPORT TV pretendon se Newcastle do të aktivizojë klauzolën e lirimit të Diaz qysh në afatin kalimtar të janarit.
O @NUFC estará a preparar 80 milhões de euros para levar Luis Díaz ? O que achas deste possível negócio? ?#sporttvportugal #premierleague #pl #newcastleunitedfc #newcastleunited #newcastle #LuisDiaz pic.twitter.com/sLoDdoiYV5
— SPORT TV (@SPORTTVPortugal) October 21, 2021
24-vjeçari nënshkroi me Porton në vitin 2019 për 6 milionë funte, me sulmuesin që po gëzon një fillim produktiv në sezonin e ri.
Ai ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në të gjitha garat dhe ka luajtur për Kolumbinë në skenën ndërkombëtare.
Newcastle ndodhet në një pozitë jo të mirë në zonën e rënies nga kategoria dhe drejtuesit synojnë ta përforcojnë skuadrën për të mos lejuar befasi. /Telegrafi/
?? ??? @LuisFDiaz19 ⚽?#FCPorto #Colombia pic.twitter.com/JRrpSAeKB8
— FC Porto (@FCPorto) October 11, 2021