Youri Tielemans pritet të largohet nga Leicester City gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori belg është futur në vitin e fundit të kontratë dhe ka refuzuar disa propozime nga Leicester City për vazhdimin e saj.
Kësisoj skuadra angleze ka vendosur ta shes yllin e mesfushës në janar pasi nuk duan ta humbasin në verë pa fituar asgjë.
Newcastle United dhe Manchester United janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e yllit belg.
Megjithatë sipas mediave angleze ‘Laraskat’ janë në përparësi për të nënshkruar me Tielemans për faktin se po ofrojnë më shumë.
Daily Express ka raportuar se Newcastle është e gatshme të ofroj 17 milionë euro, ofertë që e kënaq Leicesterin.
Në anën tjetër United nuk po ofron më shumë se 10 milionë euro për lojtarin pasi ai pas gjashtë muajsh do të mbetet i lirë. /Telegrafi/