Mediumi The Times shkruan se Newcastle United do të tentojë të marr tre lojtarë në janar: Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij nga Interi, plus portieri shqiptar Thomas Strakosha nga Lazio.
Klubi i Ligës Premier po lufton për të mos rënë nga kategoria, por pas blerjes për 305 milionë funte nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) muajin e kaluar, ata tani janë gati të shpenzojnë shumë para në afatin kalimtar.
Sipas gazetës The Times, tre objektivat e tyre kryesore janë në Serie A te klubet Inter dhe Lazio.
Këtu përfshihen dy emrat e yjeve të Interit, mesfushori Brozovic dhe qendërmbrojtësi De Vrij.
Newcastle United are plotting a raid of Serie A in the first transfer window since their Saudi Arabia takeover.
The Inter Milan duo Stefan de Vrij and Marcelo Brozovic as well as Lazio's Thomas Strakosha are among the club's targets.
✍️ @mhardysport https://t.co/pRzwH7pf9I
— Times Sport (@TimesSport) November 17, 2021
Brozovic në teori mund të jetë i disponueshëm pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit aktual, ndërsa për De Vrij situata qëndron ndryshe.
Të dy janë të përgatitur të largohen nga Interi vetëm për një hap më të madh në karrierë, pasi që klubi i tyre sapo është shpallur kampion dhe po luajnë në Ligës së Kampionëve, ndërsa aktualisht nuk do ta konsideronin Newcastle United si hap më të madh edhe përkundër pagave.
Objektivi i tretë është portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, i cili aktualisht është zgjedhja e dytë në skuadër pas Pepe Reina.
Ai po luan vetëm në Ligën e Evropës aktualisht. /Telegrafi/