Pronarët e rinj të Newcastle United thuhet se mund të shpenzojnë 200 milionë funte dhe të mos shkelin rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s.
Gjatë të enjtes pronësia e klubit anglez kaloi tek Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), të cilët paguan mbi 300 milionë euro për 80 për qind të klubit.
Ardhja e sheikëve saudit ka bërë që tifozët të ëndërrojnë transferime të mëdha, ndërsa ndryshimet nuk pritet të mungojnë që nga afati kalimtar i janarit.
Sipas mediave angleze, pronarët e rinj mund të shpenzojnë 200 milionë funte pa thyer rregullat financiare të vendosura nga UEFA.
Whilst Mike Ashley is not popular In Newcastle, his legacy for new owners is a profitable club. In last 3 yrs profit £38m, factor in FFP adjustments for academy etc of about £50m & this means the new owners have an allowable FFP loss of £105m plus £88m= £190m+ to play with #NUFC pic.twitter.com/IPSMzn3p22
— PriceOfFootball (@KieranMaguire) October 7, 2021
Kjo ndodh sepse pronari i mëparshëm Mike Ashley u sigurua që Newcastle të mos i kalonin humbjet prej 105 milionë funtesh, që është maksimumi që klubet e Ligës Premier lejohen të humbin gjatë një periudhe trevjeçare.
Ky, si dhe një fitim prej 38 milionë funtesh gjatë asaj kohe dhe një investim prej 50 milionë funtesh në akademi dhe komunitet u ka dhënë sauditëve shumë hapësirë për të shpenzuar shumë këtë janar dhe në afatet e ardhshme kalimtare.
Tashmë kanë filluar të dalin emrat e parë që mund të transferohet te klubi anglez, ku më të përfolurit janë trajneri Antonio Conte dhe ylli i Juventusit, Aaron Ramsey. /Telegrafi/