Telegrafi

Newcastle mund të mbetet pa yllin e skuadrës, tri skuadra të mëdha e duan Saint-Maximin

Allan Saint-Maximin. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Allan Saint – Maximin është futbollisti kryesor i skuadrës angleze Newcastle United.

Sulmuesi i talentuar francez iu bashkua klubit anglez verën e vitit të kaluar për 18 milionë euro dhe ka shkëlqyer me ‘Laraskat’.

Por Newcastle mund të mbetet pa yllin e tyre të madh, pasi tri skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

23-vjeçari ka bërë ndeshje të mëdha këtë edicion, teksa ka shënuar katër gola e ka shtuar shtatë asistime.

Allan Saint-Maximin. (Photo by Owen Humphreys/Pool via Getty Images)

Arsenal, Paris Saint Germain dhe Napoli janë tri skuadrat e mëdha që janë vënë në ndjekje të lojtarit.

Newcastle që po përballet me ndërrim pronësie synon ta mbajë lojtarin, por Saint – Maximin është tunduar nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Vlera momentale e lojtarit sillet mbi 40 milionë euro, shumë që nuk paraqet problem për skuadrat e interesuara për të. /Telegrafi/