Newcastle United ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.
Ekipi i Eddie Howe ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat duke treguar se jo më kot janë në pozitën e tretë në renditje.
Në anën tjetër, Blutë kanë përjetuar humbjen e tretë radhazi duke shkuar në pesë ndeshje pa fitore dhe duke vazhduar rënien në tabelë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por përkundër rasteve portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
⏱ It remains goalless at half-time.#NEWCHE // #NUFC pic.twitter.com/wmn8KwjAVP
— Newcastle United FC (@NUFC) November 12, 2022
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por “Laraskat” ishin më konkret duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 67-të me anë të Joe Willock, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.
YOU MAAAAAAGGGGGGSSSSS!!!!! pic.twitter.com/pCSwnSunDN
— Newcastle United FC (@NUFC) November 12, 2022
Pas kësaj fitore, Newcastle e sheh veten në pozitën e tretë me 30 pikë, ndërsa Chelsea renditet në vendin e tetë me 21 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Laraskat luajnë në udhëtim te Leicester City, teksa Blutë e presin Bournemouthin. /Telegrafi/
https://twitter.com/lmm01525586/status/1591506049760219137