Telegrafi

Newcastle lë nën hije shumicën e skuadrave të Ligës Premier

Newcastle ka befasuar me transferimet e këtij afati kalimtar.

Skuadra angleze, edhe pse ka rënë një kategori më poshtë, dhe nuk është në elitën e futbollit anglez, prapë po tregohet aktive në merkato.

Madje, po transferon me shifra të njëjta me skuadrat elitare, duke befasuar me disa blerje.

Deri më tani skuadra nga Championship ka transferuar gjashtë futbollistë.

Dwight Gayle dhe Matt Ritchie i kanë kushtuar më së shtrenjti skuadrës angleze. /Telegrafi/

 

Transferimet e Newcastlet 2016/17:

Dwight Gayle – 10 milionë funte

Matt Ritchie – 10 milionë funte

Grant Hanley – 5.5 milionë funte

Matz Sels – 5.1 milionë funte

Isacc Hayden – 2.5 milionë funte

Jesus Gámez – transferim i lirë