Telegrafi

Newcastle huazon talentin e Dortmundit (Foto)

Mikel Merino është lojtar i ri i skuadrës angleze, Newcastle United.

Skuadra e drejtuar nga Rafael Benitez është inkuadruar këtë sezon në Ligën Premier dhe dëshirojnë të jenë konkurrues.

Lexo po ashtu Newcastle kthehet zyrtarisht në Ligën Premier pas një viti në Championship (Foto)

Kështu, drejtuesit e Laraskave kanë vendosur t’i ofrojnë trajnerit spanjoll një futbollist të talentuar.

Merino duke nënshkruar me Newcastlen

Është mesfushori spanjoll, Merino, i cili është transferuar sot (e premte) nga Borussia Dortmund.

Megjithatë, 21-vjeçari spanjoll ka ardhur vetëm si huazim i thjesht 1-vjeçar. /Telegrafi/