Telegrafi

Newcastle fiton garën me Milanin, Lille pranon ofertë e anglezëve për Botman

Sven Botman mund të quhet një futbollist i ri i Newcastle United, edhe pse mungon zyrtarizimi.

Por marrëveshja përfundimtare mes Newcastle United dhe Lille tanimë është arritur pas bisedimeve të stërzgjatura.

Klubi anglez që ndërroi pronar vitin e kaluar tani konsiderohet si më i pasuri në botë ka këmbëngulur për transferimin e Botman që nga janari i këtij viti.

E marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve është arritur që Newcastle të paguaj 40 milionë euro në arkat e Lille për qendërmbrojtësin holandez.

Botman ishte në pritje të Milanit, por Rossonerët janë vonuar për të bërë ofertë zyrtare dhe Lille tanimë ka pranuar atë të Newcasltes.

Edhe vet futbollisti është pajtuar për një transferim në Ligën Premier, ku pritet t’i jap siguri ‘Laraskave’ në repartin defensivë.

Gjithnjë sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme pasi tani marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe kontratat janë duke u përgatitur.  /Telegrafi/