Newcastle United po insiston në transferimin e Jesse Lingard nga Manchester United.
Djajtë e Kuq po refuzojnë ta lëshojnë sulmuesin që të kalojë në radhët e rivalit nga Liga Premier, por është dëshira e lojtarit që e kërkon një gjë të tillë.
Sipas asaj që raporton 90min, Newcastle po insiston që Lingard t’u bashkohet atyre dhe të luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit anglez në këtë edicion.
The Magpies raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin, mirëpo ende nuk ka akord me Manchester United.
Djajtë e Kuq po insistojnë që ta mbajnë deri në fund të këtij sezoni dhe më pas ta shesin atë, derisa ka edhe klube tjera të interesuara për të.
Kujtojmë se Newcastle është aktualisht në vendin e 18-të me 15 pikë, një më pak se Norwichi që gjendet në zonën e gjelbër. /Telegrafi/