Telegrafi

Newcastle e vazhdon revolucionin me Paquetan – braziliani i gatshëm të testojë vetën në Ligën Premier

Newcastle ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm. Paratë nuk janë problem për “The Magpies”, të cilët janë të interesuar për shërbimet e Lucas Paqueta.

Ish-lojtari i Milanit po luan sezonin e dytë me Lyonin, ekip ku është një nga lojtarët më të mirë. 24-vjeçari ka shënuar 10 gola në 41 ndeshje sezonale, teksa numëron edhe shtatë asiste.

Kartoni i lojtarit brazilian kushton rreth 40 milionë euro. Drejtuesit e Newcastle po tentojnë të bindin agjentin e Paquetas, por nuk janë klubi i vetëm që kërkon shërbimet e tij.

Ndërkohë, mesfushori ofensiv nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me mundësinë e transferimit në ishull dhe ia ka bërë të qartë agjentit që nuk dëshiron të dëgjojë oferta deri në fund të sezonit.

Lojtari dëshiron të shkojë në një klub ku mund të fitojë trofe dhe klubi anglez është në ndërtim e sipër, pas blerjes nga Arabia Saudite.

Paqueta raportohet se është i gatshëm të kalojë te Newcastle, ndërsa oferta rreth 40 milionë euro mund ta bind Lyonin për shitjen e tij. /Telegrafi/