Newcastle United është duke u përgatitur për një epokë të re dhe nga kjo verë pritet të ndodhin gjëra të mëdha.
Mike Ashley ka njoftuar se do të shesë klubin me të përfunduar ky edicion, derisa Mohammad bin Salman është shfaqur prej muajsh si blerësi më serioz.
Princi nga Arabia Saudite do të paguajë 350 milionë euro për të marrë të gjitha aksionet e klubit, derisa do të përgatitet t’i bëjë edhe disa transferime të mëdha.
Por, skuadra duhet të ndërtohet fillimisht nga një trajner që ka treguar suksese, e Mauricio Pochettino është favorit për të marrë drejtimin e Magpies.
Trajneri argjentinas është aktualisht i papunë, pasi në fund të vitit të kaluar është shkarkuar nga Tottenham Hotspuri.
Pochettino u zëvendësua nga Jose Mourinho, derisa ende vazhdon të jetë nën kontratë me Spurs.
Për t’i marrë shërbimet e trajnerit, Newcastle duhet t’i paguajë rivalit nga Liga Premier rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/