Telegrafi

Newcastle befason Chelsean, e mposht në fund të ndeshjes

Newcastle - Chelsea (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Newcastle Unitedi ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Chelseat në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë mposhtur nga Laraskat në ndeshjen e zhvilluar në St. James Park këtë pasdite.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi ekipit të Frank Lampard, të cilët rrezikuan disa herë, por pa arritur të gjejnë golin.

Tammy Abraham (34’) dhe N’Golo Kante (35’) patën rastet më të mirë për të shënuar, por portieri Martin Dubravka ia mohoi golin.

Në pjesën e dytë, përsëri Blutë ishin më të rrezikshëm dhe kërkues të golit.

Willian (53’) dhe Abraham (73’, 80’) patën raste të mira për gol, por pa arritur t’i konkretizojnë dhe në fund u befasuan.

Ishte Isaac Hayden, i cili në minutat shtesë gjeti golin për 1-0 dhe vulosi fitoren e madhe të Newcastle.

Pas kësaj humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 39 pikë, ndërsa Newcastle e 12-ta me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi Arsenalin, ndërsa Laraskat udhëtojnë te Evertoni. /Telegrafi/