Chelsea ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Newcaslte me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka vazhduar serinë pozitive duke shënuar edhe fitoren e tretë nga po kaq ndeshje në kampionatin anglez.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joselu (83′) për vendasit, ndërsa për Blutë shënuan Eden Hazard (70′) dhe DeAndre Yedlin (OG, 87′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli belg, Hazard, i cili u vlerësua me notën më të lartë 7.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshje shkoi për sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata që u vlerësua me 6.0. /Telegrafi/
Newcastle:
Chelsea: