Site icon Telegrafi

NEW20’s me promocion në ditën botërore të diabetit

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme të shoqërisë moderne. Është sëmundje kronike e karakterizuar nga rritja e vlerave të sheqerit (glukozës) në gjak. Nivelet e glukozës në gjak kontrollohen nga insulina, hormon i prodhuar në pankreas. Detyra e insulinës është të ndihmojë në lëvizjen e glukozës nga gjaku në qeliza, ku ajo shpërbëhet dhe fitohet energji.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti, pavarësisht nga cili lloj, kanë vlera të larta të glukozës, sepse trupi i tyre nuk mund ta transportojë glukozën në qeliza.

Nëse kjo gjendje nuk diagnostikohet dhe trajtohet menjëherë, mund të ndodhin një sërë komplikimesh si dëmtimi i shikimit, dëmtimi i veshkave, rreziku i shtuar i komplikimeve kardiovaskulare si infarkti i miokardit, goditja në tru, dëmtimi i nervave dhe ndjeshmëria ndaj infeksioneve.

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, NEW20’s ju ofron këtë muaj paketë promocionale që përfshin konsultë me mjekun endokrinolog, depistimin e paradiabetit/diabetit dhe këshilla për trajtimin.

Adresa: Ulica Crniche br.5, Shkup, 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: 0389 76 469 999
Email: info@new20s.clinic

Exit mobile version