Telegrafi

New Yorkut: Rritet çmimi i naftës

Duke pasur parasysh uljen e vlerës së dollarit në tregun valutor, ditën e martë çmimi i naftës së ëmbël të modelit amerikan për dorëzim në nëntor është rritur me 1 dollarë e 35 cent për fuçi duke arritur kështu çmimin 82 dollarë e 82 cent.

Agjencitë e lajmeve, duke u bazuar tek specialistët ekonomik arsyeja e rritje së çmimit të naftës është ulja e vlerës së dollarit përballë euros që tashmë është përballë vlerës së tij më të ulët qysh nga shkurti i kaluar. /Telegrafi/