Gazeta New York Times në tekst me titull “Vizita e Papa Françeskut e vendosi Maqedoninë e Veriut në hartën botërore”, shkruan për vizitën historike të Papës në vendin tonë.
“Pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimi në NATO pritet deri në fund të vitit, Maqedonia e Veriut ka marrë një shenjë tjetër izolimi ndërkombëtar i saj tre dekadash ka mbaruar: u bë vizita e parë papale në vend”, shkruhet në gazetë.
Në tekstin rikujtohet rruga e vendit tonë që nga pavarësia deri në marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit dhe pritja e pranimit në NATO, si dhe lehtësimin e rrugës drejt BE-së.
Në tekstin e gazetës përcjellën edhe deklaratat e bëra nga kryeministri Zoran Zaev, si dhe një pjesë e fjalimit dhe mesazheve të Papa Françeskut./Telegrafi/