Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka shkruar një artikull për qytetin e Mitrovicës dhe ndarjen e qytetit, por edhe gjithçkaje tjetër në dysh, prejse ndodhi lufta në Kosovë.
Gazetari James Montague, historinë për Mitrovicën e ka lidhur me sportin, saktësisht futbollin, dhe ndarjen e ekipit Trepça na atë shqiptare dhe serbe.
“Sot, janë dy Trepça në Mitrovicë; Ajo kosovaro-shqiptare e jugut e cila quhet KF Trepça dhe ajo kosovaro-serbe e veriut e cila quhet FK Trepça”, thuhet në shkrimin e NYT.
“Të dyja kanë një stemë, dhe të dyja luajnë me fanella gjelbër e zi. Të dyja krenarisht tregojnë historinë e Trepçës që u themelua në vitin 1932. Dhe derisa tani luajnë në liga të ndryshme, të dyja ekipet thonë se janë trashëgimia e vërtetë e klubit”.
Në këtë tekst të gjatë për Mitrovicën dhe historinë e qytetit, thuhet se dikur “Mitrovica ishte ndër qytetet më të pasura dhe më të gjalla në Jugosllavi”.
“Një qytet me banorë të përzier shqiptarë e serbë ku papunësia nuk ekzistonte fal minierës së Trepçës, nga e cila edhe u morë emri i klubit të futbollit”.
Teksti më pas detajshëm përshkruan historinë e klubit, bashkë me atë të qytetit dhe etapat e kaluara deri në vitin 2016.
“Dikur kemi luajtur si një, por nuk do të ndodhë më”, thotë njëri nga futbollistët e Trepçës serbe, njofton Klan Kosova.