E përditshmja New York Times mbrëmë e ka fituar Çmimin Pulitzer për artikujt për përpjekjet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për projektimin e forcës së Rusisë në botë.
Në raportet e kësaj gazete është zbuluar se Putin përpiqet për të ndikuar në punët botërore dhe për projektimin e forcës ruse, duke përdorë “teknika” që sillen prej “vrasjeve e deri te keqtrajtimi dhe paraqitja e dëshmisë inkriminuese për kundërshtarët”, thuhet në arsyetimin e jurisë së Çmimit Pulitzer.
Kjo seri e shkrimeve ka filluar para një viti dhe në të janë trajtuar rritja online e “armatave djallëzore” për përhapjen strategjike të dezinformacionit, pastaj për sulmet e paprecedente kibernetike të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.
E përditshmja, New York Times, i ka fituar gjithsej tri Çmime Pulitzer për vitin 2016, më shumë se çdo gazetë tjetër, për shkrime të artikujve, fotografi aktuale dhe raportim ndërkombëtar.
E përditshmja, Washington Post, e ka fituar Çmim Pulitzer për raportim kombëtar gjatë fushatës, duke hedhur dyshim në pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se ai është donator zemërgjerë për organizatat humanitare. /Rel/