Gazeta amerikane New York Times ka regjistruar pothuajse 2,5 milionë shfrytëzues interneti në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, njoftoi kompania.
Numri i online i parapaguesve është rritur për 154.000, dhe në tremujorin e tretë ka arritur gjithsej 2,487 milionë. Në nivel vjetor, kjo është rritje prej 59 për qind.
Rritja e numrit të parapaguesve është më e shpejtë në raport me tremujorin e kaluar, kur numri i parapaguesve u rrit për 114.000.
Përderisa rritja është më e vogël se sa në tremujorin e parë, kur gazeta regjistroi 348.000 parapagues të rinj.
Në atë periudhë në SHBA ishte aktuale fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.
Përderisa të ardhurat nga reklamat e gazetës online janë rritur, rënie kanë shënuar ato në edicionin e shtypur për 20,1 për qind.
Neto fitimi i kompanisë paraqet 32,2 milionë dollarë, në krahasim me 406.000 dollarë vitin e kaluar.
Megjithatë, të ardhurat e përgjithshme nga reklamat janë ulur për 9 për qind. Parapagimi mujor i edicionit elektronik të gazetës është rreth tetë dollarë. /kp/Telegrafi/