Action Bronson filloi episodin e fundit të “The Untitled Action Bronson Show” në karrigen e berberit.
Në qoshe të studios, këpucëtarët po përkujdesshin për këpucë. Komediani DeRay Davis mbërriti me disa pica të stilit të Çikagos që nuk arriti t’i bënte përshtypje mes të ftuarve.
“Hmm, mirë po duket”, tha Bronson duke ngritur supet. Më pas, nisi një seancë e jogas, dhe pas pak minutash, ai ndezi një cigare me marihuanë.
Kështu nis shkrimi i “The New York Times” për emisionin tashmë të famshëm të shqiptarit Action Bronson, ku para pak kohësh të ftuar ishin edhe Dua Lipa e Merita Halili
Në një moment, zoti Davis pyeste veten nëse shfaqja kishte mbaruar. “Unë nuk e di,” u përgjigj Bronson. “A është e gjatë, shfaqja?”
Ky kaos gazmor është motori dhe emocionet e “The Untitled Action Bronson Show”, i cili shfaqet katër herë në javë në Viceland.
Është një kënaqësi e çoroditur nga gëzimi, që sjell vlera të larta prodhuese në kaosin e qasjes publike.
“Untitled” nuk është emision i stilit talk show, apo shfaqje gatim, por as i varieteteve. Madje, ndonjëherë nuk është emision. Por edhe në momentet më të pakëndshme, ju nuk ndaleni së sikuari; pavarësisht se zgjat vetëm gjysmë ore, janë disa ku mund të mbështeteni. Juve ju mbetet të relaksohuni.
Action Bronson – i cili në të vërtetë quhet Arian Arslani – është zotëri Rogers i madhësisë XXXL Carhartt dhe Adidas në pjesën e poshtme. Ai është i butë, përveç kur është i thartë. Atij i pëlqen tu jep komplimente meshkujve kur duken bukur. Ai mban një gotë verë me delikatesë, nga bishti. Ai merr telefonata nga e dashura. Kamerat filmojnë gjithçka – nuk ka të kuadro të sakta, por as xhirime të kota.
Ndonëse është një emision për ushqimin, nuk është se do të mësoni si të gatuani. Kryesisht do të mësoni si të hani. Dhe si ta shihni botën përmes një lente më të gjerë e më bujare. Bronson u jep hapësirë televizive dhe dashuri kuzhinierëve të thjeshtë dhe pronarëve të restoranteve jashtë Manhattanit po aq sa u jep edhe atyre me vulën “Michelin”.
Ashtu si janë të mirëpritur në tavolinë, kjo shfaqje krijon hapësirë për të gjithë në dhomë që të përjetojnë çfarëdo tjetër që i ofrohet.
Kujtojmë se një prej emisioneve të artistit ka qenë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lioa. Madje, dyshja shqiptare ka gatuar edhe ushqime tradicionale shqiptare duke përfshirë edhe pite.
Theksojmë se Bronson është lindur dhe rritur në Queens të SHBA-së, zona me më së shumti shtresa dhe më e shumëllojshme.
Ai ka lindur nga një nënë hebraike amerikane dhe një babai shqiptar mysliman. /Telegrafi/