Bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë vazhdojnë sot në New York, me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas periudhës trevjeçare të ndalesës, këto bisedime rifilluan në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel.
Më herët, Nimetz deklaroi për televizionin grek ERT se nuk do të ketë propozim të ri në tavolinë, por do të shqyrtohen idetë e vjetra të diskutuara në takimet paraprake.
Ndërkaq, për Tv Antena, Nimetz ka deklaruar se termi “Maqedonia” do të jetë pjesë e propozimit.
Klima pozitive në Athinë e Shkup për të zgjidhur këtë çështje ka rritur shpresat se një pajtim do të arrihet dhe do të merr fund kjo histeri shumëvjeçare e çështjes së emrit./Telegrafi/