Site icon Telegrafi

‘New York Magazine’ e fshin postimin ku i referohet Meghan Markle vetëm me emër e mbiemër dhe e zëvendëson atë me titullin mbretëror të saj si ‘dukeshë’

Revista ‘New York Magazine’ duket e hutuar për rolin e Meghan Markle në Familjen Mbretërore.

Kjo pasi fillimisht iu referuan si Meghan Markle, në një postim në Twitter të hënën, dhe më pas ai u fshi duke u zëvendësuar me një tjetër ku theksohet roli i saj mbretëror prej dukeshe – ndonëse ajo dhe Harry nuk i gëzojnë më titujt e tyre, shkruan DailyMail.

Postimi në rrjetet sociale i bërë nga “The Cut” (portali i modës në kuadër të revistës ‘New York Magazine’), fillimisht shkruante: “Ju prezantojmë yllin e kopertinës së numrit tonë të modës së vjeshtës: Meghan Markle”.

Ai shkrim u fshi dhe u zëvendësua me një postim tjetër në Twitter ku thuhej: “Ju prezantojmë yllin tonë të kopertinës së modës së vjeshtës: Meghan, Dukesha e Sussex-it”.

Të dy postimet dëshmuan se ajo ka ndërprerë lidhjet me familjen mbretërore britanike, të cilës ndonjëherë i referohej me epitete tallëse si “The Firm”.

I vetmi variant tjetër se pse statusi pësoi ndryshime mund të jetë fjalia e fundit që thotë: “Tani Markle është gati për aktin e saj të radhës” në statusin origjinal të Twitterit, që më vonë u zëvendësua me “Ajo është gati për aktin e saj të radhës”.

Lexo po ashtu Biografi mbretëror Tom Bower denigron dukeshën Meghan Markle: Kjo grua po i bën diçka të tmerrshme Britanisë

Poshtë tekstit është faqja e kopertinës e cila përmban një fotografi të Markle me një jakë të zezë, që të kujton fotografinë e nënës së vdekur të Harryt, Princeshën Diana Spencer, e cila ishte veshur kështu në kopertinën e librit fotografik të Michael O’Mara.

Në intervistë, Markle pohon pavarësinë e saj nga monarkia, duke i thënë me paturpësi revistës: “A doni të dini një sekret? Po kthehem…në Instagram”.

Ajo pretendoi se ndërsa jetonte si mbretëreshë, ajo ishte e kufizuar në një llogari para-ekzistuese të Instagramit të titulluar ‘KensingtonRoyal’, për të cilën mori gjithnjë leje për të postuar.

Para se të martohej me Harryn, ajo kishte llogarinë e saj me tre milionë ndjekës, sipas New York Magazine.

“Është një rregullim i madh – një rregullim i madh për të kaluar nga ajo lloj autonomie në një jetë tjetër”, thotë Markle.

Është e paqartë pse revista reklamon mesazhin në dukje kontradiktor të pavarësisë së aktores dhe stilit të jetesës së influencuese dhe anëtarësimit në familjen mbretërore.

Në mars të vitit 2020, Princi Harry, Duka i Sussex-it dhe Markle, njoftuan se ata do të ‘tërhiqeshin’ nga rolet e tyre si ‘anëtarë’ të familjes mbretërore dhe i humbën titujt e tyre ‘lartmadhëri’. /Telegrafi/

Exit mobile version