Është ndërprerë seria e Los Angeles Lakers prej tre fitoreve radhazi në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Në Crypto.com, Lakers kanë pësuar humbje befasuese nga New York Knicks që kanë triumfuar me katër pikë diferencë 108:112.
Ka qenë një duel shumë interesant me shumë rikthime në rezultat, por në fund ishin mysafirët që morën fitoren.
Julius Randle ka qenë më meritori për fitoren e Knicks, pasi e mbylli ndeshjen me 33 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe R.J. Barrett me 30 pikë, pesë kërcime e dy asistime.
Te vendasit më efikasi ishte D’Angelo Russell me 33 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e katërt radhazi. /Telegrafi/