Telegrafi

‘New Born Festival’ – gjallërohet Prishtina nga kërcimet e performuesve nga nacionalitete të ndryshme

Ka nisur Festivali Ndërkombëtar të Arteve dhe Vallëzimit ‘New Born’ në Prishtinë.

Defilimi është përcjellë me pjesë vallëzimi e muzike tradicionale nga ansamblet pjesëmarrëse nga shtete të ndryshme.

Në këtë festival po marrrin pjesë ansamble nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

Nga sheshi Skënderbeu në bulevardin Xhorxh Bush, rrugët e qytetit të Prishtinës janë gati të gjallërohen nga kërcimet e performuesve të New Born Kosova!

Juria e edicionit të dytë të Festivalit “New Born Kosova” përbëhet nga pesë profesionistë dhe njohës shumë të mirë të skenës së kërcimit.

-Gurhan Ozanoglu, Turqi
-Gabriel Frontera Mestre, Spanjë
-Lisbeth X. Batista Urena, Panama
-Vincent J. Champaco Reyes, Guam
-Aranza Zu Lopez Espinoza, Meksikë

Ky është edicioni i dytë i këtij zhanri të festivalit.

Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit dhe Arteve do zgjasë deri më 14 gusht./Telegrafi/