Analizat e fundit të “New America” tregojnë se Maqedonia është ndër vendet e para për eksport të luftëtarëve në luftrat e huaja, gjegjësisht në Siri dhe në Irak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto analiza janë të bazuara në dokumente të cilat tregojnë numrin e luftëtarëve të cilët janë bashkangjitur në organizatat terroriste ose janë kthyer prej atje.
Analiza më e detajuar e të dhënave të dokumenteve të ISIS-it zbulojnë se kryeqyteti i Maqedonisë është i ranguar në vendin e 5 për rekrutim të luftëtarëve në lindjen e mesme.
Në vendin e parë dhe të dytë në rang listë të hetimeve të “New America” janë Kina dhe Libani./Telegrafi/