Site icon Telegrafi

Nevzat Bejta: Ali Ahmeti nuk bëri reforma, bëri revolucion

Bashkimi Demokratik për Integrim dje ka mbajtur kuvendin e forumit rinor në komunën e Vrapçishtit ku ndër të pranishmit ka folur Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së i cili ka thurrur lavde për kryetarin e tyre Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ditëve të fundit në opinion janë përfolur të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryetari jonë nuk ka bërë reforma, kryetari jonë ka bërë revolucion që nuk e ka bërë asnjë parti politike në tokat shqiptare. Ai nga radhët e juaj emëroi në pozicione shumë të rëndësishme shtetërore, zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra. Do me thënë se puna jonë nuk ka shkuar kot, ne 15 vite kemi punuar dhe kemi krijuar kuadro të fuqishme nga radhët e Forumit Rinor për të marrë pozicione të fuqishme shtetërore. Dhe ne nuk dyshojmë se ato kanë energji, kanë elan dhe kanë vullnet të madh për të pasur sukses në detyrat që ua caktoi lideri i BDI-së, zotëri Ali Ahmeti“, tha mes tjerash Bejta./Telegrafi/

Exit mobile version