Site icon Telegrafi

Nevojiten ndryshime ligjore për të parandaluar largimin e inxhinierëve të IT nga Maqedonia

Kompanitë IT kërkojnë ndryshim të ligjeve që të mund të sigurohen stimulime me të cilat do të parandalonin largimin e inxhinierëve të teknologjisë informatike, prej cilëve kuadro në tregun vendor ka mungesë prej 15 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pjesën e të ardhurave të inxhinierëve të teknologjisë informatike nevojiten të bëhen ndryshime dhe saktësim të dispozitave të punës praktike por edhe të punës nga shtëpia, kërkuan sot nga Oda Ekonomike për teknologjike informatike.

Nga ky sektor shprehen se inxhinierët IT nuk do të qëndrojnë në Maqedoni për të punuar nëse nuk kanë pagë prej 1000 deri 1500 euro në muaj. Institucionet sigurojnë se propozimet dhe vërejtjet nga sektori i IT do të jenë pjesë e analizave gjatë përgatitjes së ligjit të ri për marrëdhëniet e punës që duhet të sillet vitin e ardhshëm.

“Inxhinierët e IT duhet të mbahen këtu në vendin tonë dhe duhet të kenë kushte të veçanta në marrëdhëniet e punës. Ne i trajnojmë dhe i punësojmë por, sapo i marrin certifikatat dhe fitojnë përvojë pune, ata menjëherë aplikojnë në vendet e jashtme dhe gjejnë punë”, tha Aneta Antova Pesheva, Kryetare e Bordit Drejtues të “Masit”

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, propozimet dhe vërejtjet nga IT sektori do të jenë pjesë e analizave gjatë përpilimit të ligjit të ri për marrëdhënie pune që duhet të miratohen vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version