Telegrafi

Nevojiten investime në prodhimet bujqësore pasi që kontribojnë në shkëmbimin tregtar me jashtë

Sektori i bujqësisë ushqimore është i treti më i madh në vend në periudhën 2005-2015 përfshin 12% të Bruto prodhimit të brendshëm (BPB), ndërkaq ashkë me industrinë e përpunimit të prodhimeve bujqësore, arrijnë në 16% përfshirje në BPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), investimet në këto sektorë kanë rëndësi të madhe, pasi që kontribojnë edhe në shkëmbimin tregtar të jashtëm.

Të dhënat e fundit tregojnë se prodhim i lëngjeve është rritur për 4%, ndërsa i ujit, për 25%. Sa i përket ujit, në vend ka 13 kompani të brendshme, të cilat prodhojnë 24 brende të ndryshme uji. Në këtë sektor prodhimi, janë të puënsuar 1200 persona./Telegrafi/