Site icon Telegrafi

Nevojat mujore financiare tejkalojnë rrogën mesatare në Maqedoni

Një familjes katëranëtarëshe në Maqedoni në muajin janar i janë dashur 32.354 denarë (526 euro) për t’i plotësuar nevojat themelore mujore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thotë shporta minimale sindikale e përgatitur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Më shumë para, ose 13.354 denarë janë të nevojshme për ushqime dhe pije, 10.487 denarë janë të nevojshme për harxhime komunale dhe mirëmbajtje të shtëpisë.

2.289 denarë janë të nevojshme për higjienë personale dhe shtëpiake, ndërsa 2.349 euro janë të nevojshme për transport. Pjesa e mbetur shfrytëzohet për veshje, shëndetësi dhe veprimtari kulturore.

Rroga mesatare neto është 23.196 denarë (377 euro)./Telegrafi/

Exit mobile version