Nevojat minimale mujore për një familje katër anëtarëshe në Maqedoni, janë më të larta se paga mesatare neto.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika paga mesatare neto në muajin qershor ka qenë 24.204 denarë, ndërsa nevojat minimale mujore për një familje në të njëjtin muaj kanë qenë 32.658 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shporta minimale që ka përpunuar Lidhja e Sindikatave në Maqedoni, tregon se më shumë para harxhohen për ushqim dhe pije, për shërbime komunale dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Ndërsa më pak para për veshje dhe trajnime, shërbime shëndetësore dhe aktivitete kulturore.
Në qershor të këtij viti për ushqim dhe pije kanë qenë të nevojshme 13.609 denarë, për shërbime komunale 10.491 denarë, për transport 2.349 denarë, ndërsa për higjienë personale dhe mirëmbajtjen e shtëpisë 2.308 denarë./Telegrafi/