Telegrafi

Nevoja e qeverisë për fonde rrit interesat për borxhin

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë të cituara të premten nga e përditshmja Shqip, në ankandin e zhvilluar më 15 shkurt, interesi për bonot me afat 12-mujor arriti në 7.03 për qind, nga 6.88 për qind që ishte në ankandin e kaluar.

Qeveria një pjesë të likuiditetit e siguron nga bankat, e detyruar për të mbuluar deficitin buxhetor. Në tremujorin e fundit të 2010-s, eurobondi prej 300 milionë eurosh e “shpëtoi” qeverinë nga interesat e larta, kurse bankat iu drejtuan tregut, duke kredituar
më tepër biznesin dhe individët. Por, ndërsa 2010-ta u mbyll pozitivisht, fillimi i 2011-s e gjen qeverinë me nevoja të reja për fonde. /Telegrafi/